Tashmë është zyrtare, Luka Jovic largohet nga Real Madridi për t’u bashkuar me Eintracht Frankfurtin në formë huazimi deri në fund të sezonit. Sulmuesi serb, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” nga “Deutsche Bank Park” për 60 milionë euro në verën e vitit 2019, do ketë mundësi të gjejë përsëri formën në pjesën e dytë të sezonit në Gjermani.
Jovic shkëlqeu tek Eintracht Frankfurti, duke rezultuar një nga sulmuesit me statistika mbresëlënëse, por nuk arriti të impresiononte në Madrid, ku rezultoi një blerje e dështuar. 23-vjeçari ka shënuar vetëm dy herë në 32 ndeshje për “Los Blancos” deri më tani, ndërsa gjatë sezonit aktual ka zbritur në fushë në vetëm pesë ndeshje.