Jovevski: Për lëndët e PSP-së nuk përjashtohet mundësia që të veprojnë edhe prokurorët e deritanishëm

Shkup, 10 shtator – Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski në një deklaratë për MIA-n tha se Prokuroria është e gatshme dhe ka kapacitet që të veprojë për të gjitha lëndët penale juridike të PSP-së dhe se shpreson se procesi do të rrjedhë shpejtë. Vlerëson se pas marrjes së lëndëve dhe sjelljes eventuale të Ligjit për prokurorinë publike do të vendoset se cilët prokurorë do të veprojnë për lëndët dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe prokurorët e deritanishëm të veprojnë për këto lëndë, transmeton Koha.mk

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte njoftuar me letër se prokurorët publikë nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje ose që rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve janë të autorizuar që t’i dorëzojnë lëndët në PPRMV. Pason koordinim i ndërsjellë rreth detajeve teknike për dorëzimin e lëndëve, momentit dhe itinerarit. Prokuroria është e gatshme, ka kapacitet që të veprojë për të gjitha lëndët penale juridike. Pas arritjes së lëndëve dhe shpërndarjes së tyre nëpër prokuroritë, veprimi nga ana e PP-së do të rrjedhë sipas kompetencave ligjore. Shpresojmë se procesi do të rrjedhë shpejtë”, thotë Joveski.

Këshilli i Prokurorëve Publikë, siç thekson Jovevski, pas 15 shtatorit duhet të vendosë për statusin e prokurorëve publikë dhe kthimin e tyre në prokuroritë amë duke pasur parasysh se funksioni i prokurorit publik në ato prokurori është në heshtje.

“Nëse sillet Ligj i ri për prokurori publike, në të sigurisht ka dispozita për statusin e tyre. Pas ndërmarrjes së lëndëve dhe sjelljes eventuale të Ligjit do të vendoset se cilët prokurorë do të veprojnë për lëndët, nuk përjashtohet mundësia që edhe prokurorët e deritanishëm të veprojnë për lëndët”, thotë prokurori shtetëror publik Jovevski. (koha.mk)