Shkup, 28 mars – Prokurori Shtetëror Publik Lubomir Joveski vlerëson se pas aktakuzës së mbrëmshme, ka baza për masa të reja arresti për një pjesë të të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Jovevski në deklaratë për Dojçe velen, bën të ditur se vendimi i Gjykatës Supreme para dy ditëve për arrestet, ka të bëjë me ankesat e dorëzuara në pjesën e hetimit, ndërsa masat e reja janë kërkuar pasi që Prokuroria edhe zyrtarisht ngriti akuza për 30 persona për ngjarjet e 27 prillit.
“Prokuroria vlerëson se ekzistojnë baza për arrest. Për secilën nga masat e kërkuara për siguri ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen – a janë personat e punësuar, gjendja familjare materiale, relacionet e tyre me të afërmit në mërgim…,” thotë Joveski dhe potencon se Prokuroria posedon me numër të mjaftueshëm të dëshmive që ta dëshmojë akuzën para Gjykatës.
Ai nuk sqaron se cilat janë bazat për arrest, por rrethanat e theksuara sugjerojnë se në numrin më të madh të rasteve parandalohet mundësia nga ikja, gjegjësisht të sigurohet mundësi që ata të jenë të kapshëm gjatë kohës së procesit gjyqësor.
Pesë nga të arrestuarit, me kërkesë të PPRM-së, mbrëmë janë arrestuar, ndërsa Gjykata Penale u ka caktuar arrest 30-ditor.