Shkup, 9 gusht – Prokurori Publik Lubomir Jovevski në një deklaratë për MIA-n thotë se të përfshirët në rastin “Reket” do të merren në pyetje pa dallime, përfshirë edhe prokuroret speciale publike Katica Janeva dhe Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria”.
“Prokuroria për shkak të konfidencialitetit të procedurës, nuk kumton paraprakisht se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren. Prokuroria që prej para hapjes së hetimit ka planifikuar veprime se si do të udhëhiqet procedura dhe sipas atyre do të udhëhiqet procedura”, thotë Jovevski duke u përgjigjur në pyetjen se si do të vazhdojë procedura për “Reket”.