Shkup, 18 tetor-Propozimi Ligji për prokurorinë publike dhe ai për Këshillin e prokurorëve publik kanë qenë temë diskutimi mes kryeprokurorit Lubomir Jovevski, dhe shefit të OSBE-së, në Shkup, ambasadorit, Klemens Koja.
Në njoftim e Prokurorisë Publike, thuhet se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësi i Sektorit për sundim demokratik Ninosllav Vasileviq dhe asistenti i lartë juridik i OSBE-së, në Shkup, Elena Haxhi-Antonovski.
Palët mes vete kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, me cka kanë theksuar se përpjekjet për përforcimin e bashkëpunimit duhet të bëhen edhe në të ardhmen.
Kryeprokurori Jovevski, në këtë rast ka thënë se parashihen vendime më të mirë ligjore për përforcimin e përgjegjësisë së prokurorëve publike dhe përmirësimin e efikasitetit në punë. Njëkohësisht në këtë takim është biseduar edhe për Prokurorinë Speciale Publike, si një segment i ardhshëm i rrjetit të prokurorisë. Ndryshe, kryeprokurorit Joveski, fjalimin e tij e ka fokuar në bashkëpunimin e organeve mes vete, me qëllim edukimin e ekipeve të përbashkëta për luftimin e llojeve bashkëkohore të krimit.