Ish-sulmuesi i Interit, Stevan Jovetiç, ka pohuar se e kishte parashikuar kalimin e tij te skuadra franceze Monako. “Po flisja me të dashurën time para se të më merrnin në telefon”, ka thënë Jovetiç për “Goal.com”. Jovetiç u largua nga Interi për t’iu bashkuar Monakos në fund të afatit kalimtar veror. Malazezi beson se marrja e numrit 10 nga Kylian Mbappe ka qenë fat.
“T’ua them një tregim të vogël. Isha në Inter dhe po mendoja se çfarë do të mundë të ndodhte. Fola me të dashurën dhe i thashë ‘Monako është klub i madh, pse nuk më ka kontaktuar?’. Të nesërmen mora një telefonatë nga agjenti, i cili më tha se Monako është e interesuar për mua. Ia ktheva ‘super, dje po flisja për të me të dashurën’”, ka treguar Jovetiç.