Kolegjiumi profesional i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë në takimin e sotëm të zgjeruar, ka vendosur se mendimi parimor-juridik i Gjykatës supreme për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike e prish ligjshmërinë dhe do të parashtrojë kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 22, nga Ligji për PSP-në.
Këtë e kumtoi prokurori shtetëror publik. Lubomir Joveski, sot në konferencën për shtyp menjëherë pas përfundimit të takimit.
Gjykata penale Shkup, të martën kërkoi nga prokurri publik shtetëror, Joveski të deklarohet se cila prokurori mund në të ardhmen të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e parashtruara nga Prokuoria Speciale Publike.
Nga Gjykata theksojnë se, gjithçka deri në deklarimin e prokurorit publik nëse lëndët do të mbesin në kompetencë të PSP-së ose do të merren nga Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Gjykata themelore Shkupi 1 – Shkup në të gjitha lëndët vepron në pajtim me dispozitat e LPP, ndërsa për lëndët e PSP-së të marra pas skadimit të afatit për të cilin mendim ka dhënë Gjykata penale e RM-së, të cilat janë urgjente dhe të pashmangshme do të vendosin këshillat kompetent penalë, vetëm e vetëm me qëllim që të mos vijë deri në zvarritje të panevojshme.(koha.mk)