Shkup, 3 janar – Për Kryeprokurorin Ljubomir Joveski, prokurorët publik dhe prokuroritë themelore publike janë shtyllat e organizatës prokurore dhe se ata duhet të jenë mbrojtësit e parë të shtetit juridik dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Joveski ka bërë të ditur se do të përqendrohet në kthimin e namit dhe autoritetit, respektit dhe ligjshmërisë në procedim. Sipas tij, theks i veçantë do t’i kushtohet pavarësisë në procedimet e prokurorëve publik, pasi që detyre tyre është të respektojnë dhe të zbatojnë ligjet, të jepen mendime të drejta, të përmbyllen lëndët në kohë dhe në mënyrë që do ta garantojë ligjshmërinë. ”Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë është organi i vetëm i pavarur që garanton mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe sundimin e së drejtës. Pikërisht për këtë, të gjithë kemi përgjegjësi për punën tonë, që në të ardhmen do vlerësohet për cilësinë dhe sasinë”, ka shtuar Joveski.