Joveski pret të miratohet ligji për prokurori publike

0

Shkup, 11 shkurt  – Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski pret të miratohet ligji për prokurori publike, sepse siç thotë, me të do të përmirësohet puna e prokurorisë dhe luftës me krimin e organizuar.

“Prokuroria Publike nuk mund ta bazojë akuzën e materialeve të përgjuara të paligjshme, kjo dispozitë nga ligji i propozuar për prokurori publike ka të bëjë në hetimet e ndërmarra nga PSP-ja, por jo edhe për lëndët e tjera si për shembull “Reket”, thotë Joveski për Telmën.

Lidhur me rastin “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat janë dorëzuar ças fatit më 1 korrik të vitit 2017, ndërsa janë kundër VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të saj, Joveskli thotë se nuk dëshiron tani të komentojë për lëndë konkrete para se të miratohet ligji.

Sipas prokurorit publik shtetëror, është i mirë edhe propozimi që shefi i krimit të organizuar të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga të gjithë prokurorët, por që të bëhen ndryshime për zgjedhjen e pasardhësit të tij gjegjësisht për prokuror publik Joveski thotë duhet të ndërhyhet në Kushtetutë.

Ai, siç thotë në deklaratën për televizionin Telma, nuk i ndan qëndrimet e ekspertëve të cilët kritikojnë se vendi i fakteve nuk është në këtë ligj, por se kjo rregullohet me Ligjin për PP.(koha.mk)

Comments are closed.