Shkup, 22 korrik – Paratë janë dhënë në dorë, dy herë. Prokuroria që në procedurë parahetimore i konstatoi mënyrën dhe llogaritë prej të cilave janë siguruar paratë. Që të mos dëmtohet procedura, hollësi të tjera nuk do të zbuloja, thotë prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski lidhur me rastin “Zhvatja”.
Në Intervistë për “Nezavisen vesnik” ai thekson se askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet.
Në pyetjen nëse hetimi për zhvatjen që e kanë detyruar dy të dyshuarit do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe deputetë dhe prokurorë, apo ndoshta edhe personalitete të tjera, Joveski thotë se hetimi do të zgjerohet për të gjithë personat e involvuar në rastin konkret, si dhe për vepra të tjera penale nëse gjenden dëshmi të tilla.
“Në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë apo personalitete të tjera.
“Në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë apo personalitete të tjera. Veprojmë në mënyrë joselektive dhe veprën do ta hetojmë dhe ndriçojë tërësisht dhe në mënyrë gjithpërfshirëse. Askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet”, thekson prokurori publik shtetëror.
Në pyetjen nëse dëshmitari ka dhënë 1,5 milion euro në mënyrë që të ndërpritet procedura, e me atë e ka shkelur ligjin si mundet ai të mos jetë pjesë e përgjegjësve për këtë rast, sepse është i qartë qëllimi i tij që me ato para të korruptojë prokurorë, Joveski thotë se Prokuroria do të hetojë nëse qëllimi ka qenë të korruptohen prokurorët apo vetëm të shfrytëzohet ndikimi i të dyshuarit të parë ndaj prokurorit publik.
“Personi për të cilin pyetni është parashtrues i padisë penale dhe është dëshmitar në këtë lëndë. Rrethanat që merren parasysh në pajtim me ligjin kanë të bëjnë vetëm me këtë lëndë. Personi për vepra të tjera penale në procedura të tjera mund të paraqitet në cilësi tjetër, varësisht nga involvimi dhe pjesëmarrja që e ka pasur në ngjarjet penale juridike. Në mënyrë që të stimulohet zbulimi i këtyre veprave penale, ligjdhënësi ka paraparë lehtësim të pozitës së personit, që do ta paraqesë veprën penale, por përsëris, vetëm për atë ngjarje penale juridike. Kjo lëndë penale nuk ndikon aspak në përgjegjësinë e dëshmitarit në lëndën ‘Perandoria’, të cilën e zhvillon PSP”, thekson Joveski.