Shkup, 14 nëntor – Kandidati për prokuror të ri të shtetit, Lubomir Joveski, në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, vlerëson se njëra nga detyrat më të lehta do ta ketë ndarjen e Prokurorisë nga aparati i pushtetit pasi që, siç thotë ai, vetë asnjëherë nuk u është nënshtruar trysnive dhe nëpërmjet përvojës do t’i inkurajojë prokurorët të punojnë në mënyrë të ndershme edhe para ligjit, njëkohësisht duke u garantuar sigurinë e tyre.
AI paralajmëroi zbardhje të sulmit në Kuvend më 27 prill, por edhe revidim të veprimit të deritanishëm. Kandidati për prokuror potencoi se nuk do të tolerojë jo-përditësim, por edhe do të fokusohet në lëndët në të cilat nuk është vepruar në kohë për shkak të ndikimeve të jashtme ose qendrave të fuqive.