Joveski: Mijallkovit i është dorëzuar vendimi për arrest shtëpiak dhe të njetën duhet ta zbatojë

34

Shkup, 23 shkurt – Në bazë të njohurive të marra dhe veprimeve të ndërmarra të Prokurorisë, I akuzuari Sasho Mijallkov, sot pasdite u paraqit në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ku i është dorëzuar vendimi për arrest shtëpiak, deklaroi për MIA-n prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski.

Ai shtoi se pas dorëzimit të vendimit për arrest shtëpiak, I akuzuari do të duhet të njejtin ta zbatojë.

Ish-drejtori I DSK-së, Sasho Mijallkov, I cili të dielën ishte I pakapshëm për organet e ndjekjes, sot pasdite u paraqit para Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar, për, siç deklaroi, ta marrë vendimin për arrest shtëpiak që ia caktoi Gjykata penale.

Mijallkov tha se nuk ka ikur, por gjatë ditës së djeshme ka qenë në izolim, për shkaqe shëndetësore. Ka pasur temperature të lartë dhe simptoma të koronavirusit, ndërsa për situatën që u krijua rreth tij , kishte kuptuar sot në mëngjes.

Ish-drejtori I DSK-së tani të shuar, është I akuzuar në rastin Target-Fortesa, për të cilin rast aktvendimi duhet të shqiptohet të premten.