Shkup, 27 shkurt – Me Ligjin e ri për Prokurori Publike, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka shtrirje më ndryshe në kuadër të rrjetit të prokurorisë publike, si në pjesën e pavarësisë së saj financiare, ashtu edhe në pjesën e veprimit në lëndët. Kështu që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të marrë lëndë nga kompetenca e tij pa pajtueshmërinë e prokurorit publik që drejton këtë prokurori publike, shprehet prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski.
Bën të ditur se janë eliminuar ndikimet politike në përzgjedhjen e prokurori që do të drejtojë këtë prokurori publike, meqë me Ligjin e ri janë parashikuar zgjedhje që këtë prokuror ta zgjedhin prokurorët publik në zgjedhje të drejtpërdrejta.
Sipas Joveskit, shtrirja e këtillë e kësaj prokurorie është garanci e mjaftueshme se do të mund të përballet me sukses me veprat e rënda penale dhe korrupsionin.
Prokuror Joveski, Kuvendi pas thuajse një viti dhe shume tensioneve e miratoi Ligjin për prokurori publike. Cilat janë përfitimet për prokurorët që i ofron kjo zgjidhje ligjore dhe a konsideroni se me të do të largohen nga prokuroria ndikimet partiake?
– Në procedurën për përpilimin e Ligjit të ri për prokurori publike, që zgjati një kohë të gjatë më shumë se një vit e gjysmë ndoshta për shkak të fërkimeve partiake opinioni më i gjerë mbeti i varfër që t’i mësojë zgjidhjet kryesore të Ligjit të ri për PP. Para së gjithash Ligji e vendosë karrierën e prokurorëve publik që do të thotë se në prokuroritë më të larta publike do të mund të arrihet vetëm me përvojë paraprake në prokuroritë më të ulëta publike.
Edhe Ligji i ri e ruan parimin e nënshtrimit të prokurorive, por e thekson pavarësinë e prokurorit publik në veprimin për lëndët konkrete, por gjithashtu nga ana tjetër, e ashpërson përgjegjësinë e tij duke marrë parasysh faktin se janë parashikuar disa baza të tjera për përgjegjësinë e prokurorit publik.
Segment i rëndësishëm është pavarësia financiare e prokurorisë publike, duke marrë parasysh se parashikohet që për nevojat e prokurorisë publike të ndahen së paku 0,4 për qind të Buxhetit të Republikës. Por, krahas këtyre ka edhe zgjidhje të tjera që e avancojnë organizimin dhe punën e prokurorisë publike, si për shembull pozita e Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që tani është me pavarësi të theksuar jo vetëm në pjesën e veprimit të lëndëve, por edhe në pjesën e pavarësisë së saj financiare.
Opozita akuzon se me Ligjin do të kënaqen nevojat ditore-politike të dikujt dhe se me të bëhet tentim për amnisti të funksionarëve të pushteti aktual. Komenti Juaj për këtë?
– Mendoj se qëndrimi i tillë nuk ka bazë në Ligjin. Të theksoj se Ligji bënte një organizim të prokurorisë publike që ta ngritë në nivel të organit profesional dhe joselektiv dhe në të janë përfshirë zgjidhje që, nëse mendoni për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, siguron që këto lëndë më tutje të vazhdojnë me procedurën, mirëpo më duhet të them se në dispozitat përfundimtare duke marrë parasysh edhe parimin e mendimit juridik të Gjykatës supreme se materialet e përgjuara përdoren në ato lëndë që janë parashtruar në Gjykatë deri më 30 qershor të vitit 2017, e më pas Prokuroria gjithashtu do të mund t’i shfrytëzojë si indikacione ato materiale, kështu që gjithsej për të gjitha lëndët që janë hapur nga PSP-ja kjo Prokurori do të mund të veprojë lidhur me to.
A mund të interpretohet kjo si një lloj amnistie për procedura që filluan më vonë, si për shembull “Talir”, “Regjistrimi”, “Pacient”?
– Siç e ceka Ligji nuk mund të konsiderohet fare se është miratuar në mënyrë që të amnistojë autorë të caktuar të veprave penale, por Ligji vetëm e përcakton përdorimin e materialeve të përgjuara nga gjykatat dhe prokuroria publike dhe kjo ishte e logjikshme. Më duhet të tregojë se me hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushon Ligji për Prokurori Speciale dhe këto situata duhej të zgjidhen në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, e në fakt funksioni i këtyre dispozitave është që të tejkalohet kjo periudhë.
Ligji hynë në fuqi më 30 qershor të vitit 2020, çfarë në këtë periudhë të ndërmjetme. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dorëzoi audio regjistrime, të cilat thotë se i ka marrë nga një informator, lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Si do të veprohet në rastet e këtilla dhe çfarë nëse paraqiten edhe “bomba” të tjera?
– Prokuroria deri në fillimin e vlefshmërisë së Ligjit të ri për prokurori publike do të punojë sipas Ligjit ekzistues dhe nuk ka kurrfarë kufizimesh në pjesën e përdorimit të bisedave të reja nëse kuptohet ka të tilla, as në pjesën e dëshmive të tjera që janë të domosdoshme për udhëheqjen e procedurave.
A ofron kjo zgjidhje luftë efikase kundër korrupsionit të lartë, diçka që ishte në kompetencë të PSP-së, ndërsa tanin do të jetë në duart e Prokurorisë Themelor Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që ajo të forcohet?
– Unë tashmë e ceka se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tani ka shtrirje më ndryshe në kuadër të rrjetit të prokurorisë publike, si në pjesën e pavarësisë së saj financiare, ashtu edhe në pjesën e veprimit lidhur me lëndët. Kështu që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të marrë lëndë nga kompetenca e tij pa pajtueshmëri të prokurorit publik që drejton këtë prokurori publike.
Më duhet të theksoj se janë duke u eliminuar ndikimet politike në zgjedhjen e prokurorit që do të drejtojë këtë prokurori publike, meqë me Ligjin e ri janë parashikuar zgjidhje që këtë prokuror publik do ta zgjedhin prokurorët publik në zgjedhje të drejtpërdrejta.
Sipas kësaj, shtrirja e këtillë e kësaj prokurorie është garanci e mjaftueshme se do të mund të përballet me sukses me veprat e rënda penale dhe korrupsionin.
Sipas ekspertëve të njëjtë Ligji përmes nenit 109 përzihet drejtpërdrejt në kompetencën e Këshillit të prokurorëve publik. Sa është i qëndrueshëm ky konstatim i tyre?
– Ky nen i Ligji parashikon që Këshilli i prokurorëve publik në bazë të propozimit të prokurorit që drejton Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit që ta rritë numrin e prokurorëve publik në këtë Prokurori, e më pas në një afat të caktuar të publikojë shpallje për zgjedhjen e prokurorëve në këtë prokurori.
Sipas kësaj, mendoj se në përgjithësi nuk kufizohet kompetenca e Këshillit të prokurorëve publik. Kjo dilemë është theksuar dhe kishte ndoshta ndonjë bazë në të nëse Ligji do të hynte në fuqi me ditën e miratimit të tij ose pas një periudhe të shkurtër kohore. Duke marrë parasysh se Ligji hyn në fuqi prej 30 qershorit të këtij viti mendoj se kjo zgjidhje është e mirë.
Në opinion mendohej se kjo është bërë që prokurorët special publik të mund të zgjidhen në këtë prokurori, por zgjidhja ligjore nuk është e tillë. Këshilli është i obliguar të rritë numrin, është i obliguar të publikojë shpallje në të cilën mund të paraqiten të gjithë prokurorët dhe sërish Këshilli i prokurorëve publik është ai që do të zgjedhë në bazë të kompetencave të rezultateve të prokurorëve publik kush do të jetë i zgjedhur në këtë prokurori publike.
Kemi ligj, disa e përshëndetën, disa e kritikuan, ligje miratohen por ka problem me implementimin. Çfarë duhet bërë që në mënyrë të mirëfilltë të jetësohen zgjidhjet e ligjit, të zbatohen në praktik, e jo të mbetet dokument që e ndryshon vështirë mentalitetin dhe shprehitë e vjetra në shoqërinë tonë?
– Është e vërtetë se është i rëndësishëm implementimi i Ligjit të ri për prokurori publike. Pres që mjetet materiale për punën e prokurorisë të rriten, pres që prokurorët t’i pranojnë këto zgjidhje dhe se në kuadër të veprimit të lëndëve do t’u përmbahen afateve nga Ligji për procedurë penale dhe nga Ligji për prokurori publike. Pres që Këshilli i prokurorëve publik do t’i plotësojë vendet boshe. Por në këtë kontekst më duhet të them se prokuroria publike punon me 40 prokurorë publikë më pak, se në prokuroritë themelore publike mund të hyhet me Akademi të mbaruar për gjykatës dhe prokurorë publikë, porse numri i personave që e mbarojnë Akademinë nuk është i mjaftueshëm për t’i plotësuar nevojat e prokurorisë publike. Është e ditur se ndryshoi Ligji për procedurë penale, në kompetencë të prokurorisë kaloi hetimi dhe në vend se të rritet numri për shkak të nevojave të hetimit të prokurorëve publik, ky numër për shkak të derdhjes së natyrshme të prokurorëve përmes pensionimit shënoi rënie drastike.
Si do ta zgjidhni mungesën e prokurorëve publik?
– Prokuroria propozoi më shumë zgjidhje. Propozonte të mungojë pjesa praktike që dëgjuesit e Akademisë e ndjekin, por vetëm me pjesën teorike të jepet provimi përfundimtar. Me këtë rast në Akademinë të pranohen kandidatë që do ta japin provimin pranues, e më pas pjesën teorike ta japin ata kandidatë që do të mbarojnë këtë pjesë teorike, por hasëm në mirëkuptim të tillë dhe me siguri në periudhën e ardhshme ose Akademia do të duhet të rrisë në mënyrë drastike numri e dëgjuesve për nevojat e prokurorisë ose të kërkohet ndonjë zgjidhje tjetër.
Prokuror Joveski kur pritni të zgjidhet rasti “Reket”?
– Siç është e njohur në opinion rasti “Reket” është tashmë në procedurë gjyqësore. Sa jam i informuar këtyre ditëve tashmë është filluar me nxjerrjen e dëshmive të propozuara nga mbrojtja dhe unë nuk mund të parashikoj saktësisht se kur do të përfundojë kjo lëndë, duke marrë parasysh faktin se udhëheqja e seancave në Gjykatë janë në kompetencë të kryetari të Këshillit penal që vepron lidhur me këtë lëndë.
Lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov konsideron se me publikimin e bisedimeve të përgjuar në mënyrë të paligjshme cenohet privatësia dhe siguria juridike e qytetarëve. Komenti Juaj për këtë?
– Është e vërtetë se me biseda e përgjuara në mënyrë të paligjshme shkelet privatësia, në fakt edhe për këtë arsye është parashikuar vepër penale. Se ai që ka biseda të tilla bën vepër penale, por kuptohet se në raste të caktuara është vështirë të arrihet deri te krijuese i këtyre bisedave të përgjuara, se Prokuroria në disa raste ndërmerrte në raste konkrete të shqyrtohet, të sigurohen dëshmi kush i ka kryer ato biseda, por fatkeqësisht sërish them se me të vërtetë është vështirë që të zbardhen autorët e këtyre veprave penale.
Si i komentoni protestat për “drejtësi” të pushtetit dhe opozitës. A i ndjeni si presion?
– Nuk është mirë unë t’i komentoj veprimet politike të partive në pushtet ose të opozitës. Por në këtë pjesë që më pyetni nëse ne këtë e konsiderojmë si presion politik, mendoj se jo. Dhe ndoshta të gjitha këto situata na bëjnë neve edhe më të fuqishëm në ndërtimin e një prokurorie efikase dhe joselektive që të jemi në linjë të sundimit të së drejtës dhe ndjekjes joselektive penale.