Shkup, 31 janar – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski sot ka pasur takim me prokuroren publike, Katica Janeva, në të cilin është biseduar për mendimin ligjor mbi parimin nga Gjykata supreme lidhur me punën e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave kriminale lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.
“Në takim u shqyrtuan gjendjet dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm për lëndët për të cilat vepron Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Në këtë kontekst, Joveski dhe Janeva u pajtuan se veprimi për këto lëndë do të vazhdojë në pajtim me rregullat pozitive ligjore”, theksohet në kumtesën e PPRM-së, transmeton Koha.
Nga PPRM-ja informojnë se në takim u bë fjalë për Mendimin ligjor mbi parimin të sjell në seancën e përgjithshme të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë me të cilën konfirmohet se “Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve mund të ngritet aktakuzë ose të urdhërohet ndalesë e procedurës hetimore në periudhën jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve nga kompetenca e saj…”. (koha.mk)