Qëndrimi im personal është se duhet të gjendet formë në prokurori të mbeten prokurorë të cilët janë të paanshëm, të pavarur, të cilët funksionin e prokurorit do ta kryejnë në pajtim me profesionin dhe janë lojal vetëm ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot prokurori publik shtetëror, Lubomir Joveski.
Lidhur me idenë për vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, Joveski tha se është duke u mbajtur debat, por nëse pranohet një zgjidhje e tillë duhet pasur ndryshim ligjor përkatës.
“Në procedurë është sjellja e Ligjit të ri për Prokurori publike dhe Ligjit për këshillin e prokurorëve publik ku janë paraparë dhe zgjeruar bazat për përgjegjësinë e prokurorëve publikë, por për herë të parë janë paraparë edhe baza për jorevokim, gjegjësisht për përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve publikë”, deklaroi Joveski pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim midis Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, PPRM dhe OSBE. (koha.mk)