Shkup, 12 gusht – Klubi futbollisti Gostivari ka konfirmuar se në radhët e saja ka sjell njërin prej portierët më të mirë në vendin tonë, Marko Jovanovski. Ish-portieri i Rabotniçkit, Vardarit, Teteksit, Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P., vendosi ti bashkohet skuadrës shqiptare, ndërsa për këtë ai është shprehur i lumtur dhe kushtet të cilat i ofron klubi dhe ambiciet të cilat i ka, respektivisht rikthimin në elitën e futbollit vendor, njofton gazeta Koha.mk
“Pranova ofertën e Gostivarit në mesin e shumë ofertave tjera pasi që drejtuesit e klubit ishin shumë konkretë dhe këmbëngulës që të bëhem pjesë e klubit. Më pëlqeu edhe plani afatgjatë që dëgjova nga drejtuesit. Përshtypjet e para janë shumë pozitive si nga kushtet që ofron klubi ashtu edhe me futbollistët që janë pjesë e Gostivarit. Sa kam informacion për ekipin është një kombinim i lojtarëve me përvojë dhe lojtarëve të ri por shumë të talentuar. Shpresoj që me përvojën time t’i ndihmoj klubit dhe të arrijmë objektivin e drejtuesve që është inkuadrimi në Ligën e parë të RMV”, deklaroi Jovanovski, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, përcjellë gazeta Koha.mk
Kujtojmë, gjatë afatit kalimtar të verës, Gostivarit iu bashkuan futbollistët si, Ivan Nastevski, Almir Rexhepi, Ediz Spahiu, Petar Ljamçevski, Agon Imeri, Ardit Zeqiri, Trajçe Stojkovski si dhe Hristijan Kirovski.