Në shtet ka rreth 190 mijë persona të papunë, kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha e Agjencionit për punësim, Biljana Jovanovska. Ajo tha se pajtohet me qëndrimin e Bankës Botërore , se qytetarët e Maqedonisë nuk dua dhe nuk kërkojnë punë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Jovanovska theksoi se nga të gjithë qytetarët e paraqitur si të papunë, vetëm 30 për qind e tyre paraqiten në intervista për punë, një pjesë e tyre në agjencinë për punësim, pjesa tjetër tek punëdhënësi. Megjithatë edhe ata që paraqiten në intervistë nuk pranojnë ofertat për punë për shkak se nuk pajtohen me orarin, pagën dhe kushtet e tjera të ofruara.