Shkup, 21 janar – Marina Jovanovska nga Sektori për Krime Kompjuterike pranë MPB-së, e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë bisedës për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në internet, tha se Ministria e Punëve të Brendshme vitet e fundit ballafaqohet me një numër të madh denoncimesh nga qytetarët për gjuhë të urrejtjes. Këto denoncime vijnë ndaj personave të caktuar apo grupe, kemi përhapje të urrejtjes, në bazë të diskriminimit fetar, nacional.
Nuk do të pajtohesha se askush nuk ju sheh dhe nuk ju ndjek se çfarë shkruani. Së pari t’u themi qytetarëve se si kujdesemi në jetën e përditshme se çfarë themi dhe si veprojmë, ashtu duhet të kujdesemi edhe në internet se çfarë do të shkruajmë dhe ndaj kujt do të drejtohemi. Gjithsesi se Ministria e Punëve të Brendshme vitet e fundit ballafaqohet me një numër të madh denoncimesh nga qytetarët për gjuhë të urrejtjes, vazhdimisht kemi kërcënime ndaj personave të caktuar apo grupe, kemi përhapje të urrejtjes, në bazë të diskriminimit fetar, nacional, dhe bazë tjetër të diskriminimit që gjithsesi është e dënueshme sepse kemi vepra penale të klasifikuara sipas kodit penal ku ne veprojmë- tha Marina Jovanovska.(koha.mk)