Çedomir Jovanoviq, kreu i Partisë Liberale Demokratike, ka deklaruar se duhet te gjendet një zgjidhje kompromisi mes Serbisë dhe Kosovës, përderisa theksoi se nuk ka vend për politikat dhe idetë e vjetra që kanë qenë shkatërruese dhe që e kanë sjellë Serbinë në situatën aktuale.
Ai këto komente ia drejtoi presidentit serb Aleksander Vuçiq, gjatë seancës parlamentare në Kuvendin e Serbisë ku u diskutua për Kosovën.
“Do të vulosesh si tradhtar, çfarëdo që të bësh, por të jetë ajo çka të tjerët nuk janë. Mundohuni të jeni një burrë shteti, jo një politikan, burrështetasit shikojnë të ardhmen e politikanët në të kaluarën. Hapni perspektivën e paqes, pajtohuni me shqiptarët” ka deklaruar Jovanoviç, transmeton Koha.mk
Ai tha se nuk është një pyetje se si do ta shpëtojmë Kosovën, por “çfarë është Kosova jonë e re”.
“Ju thoni: do të dalim para njerëzve. Imagjinoni se si do të përfundojë kjo? Paramendoni se po kërkojnë paga dhe pensione. Njerëzit tanë do të votojnë për luftë, dhe pastaj pyesni veten se si bien bombat. Populli ynë duhet të kuptojnë në cilën kohë jetojnë. Ju jeni Presidenti, vepro siu president” i tha Jovanoviq, Vuçiqit.
Ai shtoi se Serbia ka nevojë për paqe me shqiptarët, por përpara asaj ka nebvojë për paqe me veten.
“Ju duhet të vazhdoni negociatat. Nëse nuk ndihmojmë shqiptarët dhe veten për ta bërë Kosovën normale, do të bashkohet me Shqipërinë dhe problemi i Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Greqisë do të hapen”.