Pas deklaratave të presidentit serb Tomisllav Nikoliq se nëse Kosova futet në UNESCO duhet të ndërpriten bisedimet me Prishtinën, ka reaguar menjëherë politikani i ri Çedomir Jovanoviq.
Jovanoviq ka thënë se Nikoliq duhet të ketë kujdes me këto deklarata dhe peshën e fjalëve që thotë, që sipas tij mund të rrezikojnë bisedimet, transmeton Koha.net.
“Në vend se të vazhdohet me negociata dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, Nikoliq po ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve”, është shprehur Jovanoviq për Tanjug.
Jovanoviq, ndër politikanët e vetëm serbë që mendojnë se Kosova duhet të njihet si shtet, ka thënë se këto deklaratë dëmtojnë më shumë Serbinë, që rrezikon të mbetet e vetmuar.