Shkup, 24 qershor – Branimir Jovanoviq, ish-këshilltari i ministrit të deritanishëm të Financave, Dragan Tevdovski ka drejtuar kritika lidhur me fshesën dhe rikonstruimin e Qeverisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev.
Ai ka pak kohë që larguar nga posti i këshilltarit special të ministrit të financave në largim, Dragan Tevdovski. Sipas tij, i pari që duhej të largohej zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, raportojnë portalet maqedonase.
“Mendoj se fshesa duhej të përfshinte ata që kanë punuar për interesa personale në vend të interesave shoqërore, ata që kanë rregulluar tenderë milionësh, ata që kanë harxhuar para shtetërore dhe asgjë nuk kanë punuar”, ka shkruar Jovanoviq.