Sipas burimeve të shumta të mediave evropiane Napoli ka arritur marrëveshjen me vlerë 5 milionë euro për të blerë anësorin e Ajaksit, Amin Jounes pa pritur deri në fund të sezonit. Klubi kishte një marrëveshje me lojtarin e përfaqësueses gjermane kur t’i mbaronte kontrata në qershor, por negociatat mesa duket kanë qenë të suksesshme dhe Ajaksi ka rënë dakord të lërë të largohet lojtarin. Klubi holandez do të përfitojë 4 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse për lojtarin, i cili duhet të mbërrijë në Itali përpara fundjavës. Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi Jounes refuzoi një ofertë 10 milionë euro për t’iu bashkuar Svonsit, pasi donte vetëm Napolin. Ai do të nënshkruajë një kontratë me Napolin nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.