Presidenti i dikurshëm kroat, Ivo Josipoviq, deklaroi se një pjesë e madhe e politikës kroate, edhe opinioni, kanë kompleks nga Serbia dhe kroatësinë e tyre e matin me përgatitje për çdo çmim të hyjnë në konfrontim me Serbinë dhe serbët, madje edhe kur kjo siç duket është kundër interesave kombëtare kroate. “Sikur të jetë më e rëndësishme që Serbia të dëmtohet, sesa Kroacia të ketë dobi”, tha Josipoviq në intervistën për gazetën zagrebase “Veçernji list”. E pamë, tha Josipoviq, se si pa famë përfundoi tentativa për bllokimin e të ashtuquajturës kompetencë universale. Pasi që BE dhe SHBA i “kanë hequr vërejte”, kryeministrit dhe presidentes, ata menjëherë filluan që të trasojnë rrugën për anulimin e kësaj bllokade të fundit.