Anthony Joshua, kampion bote për peshat e rënda në boks është, vetizoluar pas marrjes vesh se Princ Charles ka dalë pozitiv me koronavirus. Arsyeja është se në 9 mars boksieri ishte në një event së bashku me Mbretëreshën Elizabet, Princin Charles dhe Kryeministrin Boris Johnson.
Frika e një kontakti dhe marrjes së virusit në këtë takim e ka bërë Joshuan që të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë.Lajmin për këtë vendim e ka d hënë zëdhënësi i tij i cili përmes një deklarate u shhpreh:
“Joshua është në shtëpi dhe po ndjek udhëzimet e duhura. Është në formë dhe falënderon ata që janë në linjën e parë duke luftuar koronavirusin.”