[adning id="476476"]

Joshua: S’heq dorë nga Fury, gati të përballem edhe pa titujt kampionë

23

Anthony Joshua e konsideron Tyson Fury si një nga armiqtë e tij, me të cilin dëshiron të duelojë me çdo kusht në të ardhmen. Ai është gati të përballet në duelin britanik edhe nëse kjo sfidë nuk do të jetë e vlefshme për titujt kampionë bote.

Aktualisht, Joshua mban titujt e kategorive WBA, WBO e IBF në peshën e ëndë, ndërsa Fury atë të kategorisë WBC.

“Ai është një boksier si puna ime, mund të fitojë dhe humbasë. Ne bëmë maksimumin që kjo sfidë të zhvillohej këtë verë, por ndodhën të papritura. Gjithsesi, unë jam gati të përballem me këdo në të ardhmen edhe ndaj Fury.

Kjo sfidë mes nesh do të jetë e madhe. Për mua nuk ka rëndësi nëse duelojmë për titujt kampionë apo jo. Me Fury jam gati të dueloj edhe nëse nuk jemi kampionë bote. Unë e di që do ta mposht atë”, tha Joshua.