Mbrojtja e titullit botëror në peshën e rëndë nga Anthony Joshua kundër Kubrat Pulevit, është vendosur që të zhvillohet në shtator. Meçi fillimisht ishte paraparë të zinte vend muajin e kaluar në stadiumin e Tottenhamit, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo nënkupton se Joshua ka qenë jo aktiv afër një vit, që prej kur mposhti Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite, dhjetorin e kaluar. Kështu, promotori i britanikut, Eddie Hearn është i vendosur që ta organizojë meçin kundër Pulev me çdo kusht, dhe ka sugjeruar një opsion alternativ rreth lokacionit.
Në “një varkë. Po, e lexuat drejtë, në një varkë! Jo, e nuk e kemi fjalën për anije, është pikërisht varkë.
“Idetë e tjera që kemi janë të zhvillohet diku ku është çuditshëm,” tha Hearn për ‘Evening Standard’. “Kam disa gjëra në mendje. Po flasim për kështjella, hotele luksoze, madje ndoshta edhe në varkë. “Kroacia ka ofruar një koloseum – dhe kjo është e bukur – jemi ende të hapur ndaj opsioneve dhe fleksibilitetit. Këto janë gjëra kur mendoni jashtë kutisë – krejt varet në atë që na lejohet”, deklaroi Hearn. Vetëm imagjinoni Pulevin dhe Joshuan duke u ndeshur në një jaht luksoz.