Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Në “Ëembley” Joshua e nokautoi Povetkinin në raundin e shtatë, transmeton Koha.net. Nga ky meç Joshua do t’i inkasojë rreth 22 milionë euro, derisa Povetkin do të marrë 6.5 milionë euro.