Më 22 shtator do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë mes kampionit aktual të botës Anthony Joshua e sfidantit rus Alexander Povetkin. Dy boksierët kanë zhvilluar sot në Londër peshimet zyrtare dhe të dy kanë qenë brenda normës së lejuar, por Joshua ishte 12kg më i rëndë se sa Povetkin. Boksieri britanik peshonte 112kg, ndërsa ai rus 100kg.
Joshua mendon se Povektin është më i shkurtër dhe më i lehtë, pasi ka një fizik që e lejon të jetë më i lëvizshëm në ring. Por britaniku beson se shtatlartësia dhe pesha më e rëndë do ta ndihmojë të korrë suksesin e 22-të në karrierë dhe të qëndrojë i pamposhtur.
“Povetkin do të lëvizë shumë në ring, do të jetë më i shpejtë se unë, ndaj do të reagoj si duhet për ta goditur. Unë jam një boksier fizik, i fortë dhe di se si të grushtoj”, tha Joshua. Ndërsa Povetkin u shpreh: “Jam i kënaqur që jam më i lehtë se Joshua, që kemi këtë diferencë. Jam i qetë dhe gati, pasi e di që ky është shansi im i madh”.
Anthony Joshua and Alexander Povetkin weigh in 🥊
⚖️ Anthony Joshua: 17st 8lbs (246lbs)
⚖️ Alexander Povetkin: 15st 12lbs (222lbs)
AJ nearly two stone heavier 😳
📻 #JoshuaPovetkin is live on talkSPORT pic.twitter.com/ik0ml7mOS5
— talkSPORT (@talkSPORT) September 21, 2018