Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Ylli i NBA-së ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, pasi helikopteri i tij privat u rrëzua, shkruan Insporti.com, përcjellë gazeta Koha.
Helikopteri i tij u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë dhe rrëzimi i tij ishte fatal për të gjithë personat që ishin në të.
Helikopteri privat i ish-yllit të NBA, Sikorsky S-76, u kaplua menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë.
Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme derisa po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Angelesit, duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.
Zëdhënësi i policisë së Los Angelesit, Josh Rubenstein, ka konfirmuar se kushtet e motit nuk i plotësonin standardet minimale për të fluturuar.
Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë e kanë humbur jetën në një aksident me helicopter.