Pak më shumë se 10 vite karrierë, e kaluar mes Spanjës dhe Anglisë, përpara se të varte këpucët në gozhdë. Dëmtimet nuk i kanë dhënë rrugë dalje futbollistit, Hose Enrike, i cili moshën 31-vjeçare ka vendosur të largohet nga fushat e lojës. Levante, Valencia, Selta, Villarreal, Njukasëlle, Liverpul dhe Saragoza kanë qenë klubet ku Enrike ka luajtur. “Nuk mundem të luajë më pa shiringa apo ilaçe anti-dhimbje, prandaj po tërhiqem nga futbolli. Nuk dua të mbetem invalid!”, tha lojtari për “Marca”. Enrike, i lindur në Valencia, ka fituar një kampionat Çampionship me Njukasëll dhe një Kupë të Ligës me Liverpulin gjatë karrierës të tij, ku në shtatë ndeshje ka qenë pjesë se Spanjës U-21.