Jorginho: Një ditë, do të doja shumë të rikthehesha te Napoli

9

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Chelsea për tre sezone, por nuk e ka harruar të kaluarën te Napoli, një ekip me të cilin kapi nivele të rëndësishme.

E tashmja e Jorginho është në Angli, por nuk përjashtohet që në të ardhmen të ketë një aventurë tjetër me fanellën e napolitanëve. Duke mos përjashtuar atë që do të ishte një rikthim i bujshëm, vetë Jorginho tha për “Sky”, pas fitores në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje, ndaj Portos:

“Kur jetoni në Napoli nuk mund ta harroni atë qytet kurrë. Kam pasur një përvojë të mrekullueshme atje dhe jam shumë i dashur për qytetin e tifozët.

Tani, sinqerisht nuk po mendoj për këtë, sepse jam plotësisht i përqendruar te Chelsea, por nëse do të ekzistojë mundësia një ditë, do të doja shumë të rikthehesha. Kush, ndër ata që kanë luajtur te Napoli, nuk do ta pëlqente këtë”.