Mesfushori italian Jorginho nuk po e mendon largimin nga Chelsea. 29-vjeçari që nga ardhja e trajnerit, Thomas Tuchel, ka filluar të jetë një ndër lojtarët më të dalluar te londinezët.
Vetë lojtari ka bërë të ditur se është shumë i lumtur te “Blutë e Londrës”.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Chelseat dhe shpresoj të vazhdoj të kontribuoj këtu. Mendoj se është mënyra e duhur për të ecur përpara”, deklaroi Jorginho.
Jorginho ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2018, kur u transferua nga Napoli.