Amnesty International i ka bërë thirrje Jordanisë t’i japë fund atij që përshkruhet si një sistem abuziv, i cili i burgos gratë nëse nuk i binden “kujdestarëve” të tyre meshkuj ose kanë marrëdhënie që konsiderohen të papërshtatshme.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit për t’i dhënë grave mbrojtje më të mirë, Amnesty tha në raportin e fundit se Jordania ende lejon ndalimin arbitrar të grave, përfshirë dhe rastet kur anëtarët meshkuj të familjes – zakonisht baballarët ose vëllezërit – ankohen pranë autoriteteve se ato janë larguar pa leje.
Sipas sistemit të “kujdestarisë” mashkullore, për të cilën Amnesty tha se është në qendër të një rrjeti dispozitash diskriminuese, burrat janë të autorizuar të kontrollojnë “jetën e grave dhe të kufizojnë liritë e tyre personale”, ndërsa gratë mund t’i nënshtrohen praktikave degraduese siç janë “testet e virgjërisë”, me qëllim përcaktimin nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Mësohet se gjithashtu se gratë gjithashtu mund të ndahen me forcë nga fëmijët e tyre nëse foshnjat shihen si “të paligjshme”, kur janë rezultat i një marrëdhënieje me të cilën familja nuk ka qenë dakord.