Nuk është Agim Canaj. Vllaznia ka gjetur trajnerin dhe ai është Mirsad Jonuz, me një karrierë shumë të pasur, jo vetëm në shtetin e tij, Maqedoni, por edhe në Greqi ku ka drejtuar skuadra të ndryshme.
Klubi shkodran në profilin zyrtar “Facebook” ka lajmëruar marrëveshjen me trajnerin me eksperiencë, ndërsa pritet që ai të mbërrijë së shpejti në Shkodër ku edhe do të prezantohet në një dalje para mediave.
Tashmë mbetet për t’u caktuar vetëm datat e startit të stërvitjes për shkodranët që kanë nisur të lëvizin dhe synojnë që të jenë një ekip solid në sezonin e ardhshëm në Superiore. Ja postimi që kanë bërë pak më parë shkodranët në lidhje me trajnerin e ri…