Shkup, 27 janar – Mirsad Jonuz ka marrë mbështetjen e delegatëve të Lidhjes së futbollit Komunal të Tetovës, në Kuvendin Zgjedhor, i cili u mbajt të mërkurën në mbrëmje në Tetovë, bëjnë të ditur mediat maqedonase. Kjo donë të thotë se ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, është propozuar për kandidat për kryetar i Federatës Futbollistike të Maqedonisë në Kuvendin Zgjedhor, i cili do të mbahet më 18 shkurt. Siç dihet në këtë Kuvend, mandatin e dytë të tij do ta kërkojë kryetari aktual Illço Gjorgjioski, i cili këtë post e mban nga viti 2012. Ndryshe, ky ishte Kuvendi i fundit i Lidhjeve futbollistike komunale, ku propozohet kandidati për njeriun e parë të FFM-së dhe kandidatëve për Këshillin Drejtues të FFM-së. Dita e fundit për mbajtjen e këtyre kuvendeve është dita e diel (29 janar). Cekim, ky Kuvend Zgjedhor, i cili u mbajt të mërkurën, sipas katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë, Sulejman Ibishi, Adnan Idrizi, Borçe Mirçevski dhe Vlladimir Billbillovski, nuk është i rregullt, dhe i njëjti ka shumë parregullsi.