“Gentle” titullohet kënga e re e Jon Ajdinit, i cili para publikut paraqitet me emrin artistik Yon Idy (Jon Ajdi). Kënga “Gentle” mund të vendoset në zhanrin Indie Pop. Ajo si bazë ka instrumentet akustike. Është në frymën e rrjedhave muzikore botërore, por, në të përfshihen edhe elemente të rock-ut klasik dhe të soulit të viteve ’60.
Autor komplet i këngës është vetë Joni, ndërsa regjistrimi u bë në Studio “Podrumot”, ku si producent paraqitet Angell Qosev. Masteringun e këngës e realizoi Boban Apostollovi. Video-klipi është produksion i Moments Production. Klipin mund ta shikoni në linkun më poshtë: