Ylli amerikan i filmit Angelina Jolie, ndarja e së cilës me Bred Pitin u shndërrua në sagë pikante mediale, tani pretendon pozitë të lartë në KB. Zërat flasin se bëhet fjalë për funksionin sekretar i përgjithshëm i KB-së, shkruan tabloidi TMZ. Artistja gjoja veçmë ka marrë mbështetje prej dy grave të shquara britanike, prej të cilave njëra është anëtare e Dhomës së Lordëve. Si një nga rekomandimet kryesore për Xholin do të ishte ajo që veçmë është ambasadore e vullnetit të mirë pranë KB-së për refugjat, shkruan tabloidi. Ambiciet e Joliet për karrierë të tillë, kanë qenë edhe shkak kryesor për ndarjen me partnerin e saj të deritanishëm Bred Pit. Sipas burimeve, Jolie për këtë ka për qëllim të zhvendoset me fëmijët në Londër, edhe pse tani për tani përfaqësuesit e Xholit për marrëdhënie me opinionin kategorikisht i hodhën poshtë këto zëra. Pengesë për një hap të tillë, para së gjithash është kërkesa e Bred Pitit për kujdestari të përbashkët mbi fëmijët, posaçërisht pasi FBI e liroi artistin nga çdo faj për dhunë ndaj djalit të tyre të adoptuar Medoks.