Që në momentin e parë të divorcit midis Angelinës dhe Brad Pitt të dy i shpallën një luftë të hapur njëri-tjetrit për sa i përket kujdestarisë së fëmijëve. Pas shumë e shumë bisedimeve në gjykatë ata arritën në një marrëveshje por që nuk u bë kurrë e ditur për fansat dhe për publikun.
Por mesa duket këtë herë diçka jo e mirë ka ndodhur serish. Shkak është bërë fakti që Jolie ka zgjedhur që fëmijët të dilnin për të bërë pazar të shoqëruar nga një truprojë, ndërkohë që këtë punë fare mirë mund ta bënte babai i tyre. Burime pranë Brad Pitt kanë bërë të ditur që aktori është xhindosur nga ky vendim i ish-bashkëshortes.
Një burim i fshehur ka thënë për mediat amerikane se pjesa më e keqe e divorcit për Brad-in nuk ishte humbja e Angelina-s, por pamundësia për të parë fëmijët çdo ditë.
“Ai është i mërzitur që nuk mund të ketë një rol më të madh në rritjen e fëmijëve dhe nuk i pëlqen që fëmijët të kalojnë shumë kohë me truprojat dhe asistentët e Jolie dhe që ai nuk i takon. Brad nuk e pëlqen idenë që fëmijët e tij kalojnë kaq shumë kohë me të panjohur”.
Epo mesa duket marrëveshja e krijuar pak kohë më parë nuk funksionon më./living