Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në kuadër të vizitës së punës në SHBA, kishte takime të ndara me senatorët amerikanë Xhon Mekejn dhe Ted Kruz në të cilat këmbeu mendime për ngjarjet aktuale të sigurisë të cilat e shqetësojnë Evropën, rajonin dhe Republikën e Maqedonisë.
Siç informojnë nga kabineti i Jolevskit, në takimet, mes tjerash, u bë fjalë për efektet potenciale nga rritja e intensitetit të krizës së emigrantëve, rreziku nga terrorizmi bashkëkohor dhe kërcënimet E tjera jokonvencionale. “Ministri Jolevski e shfrytëzoi mundësinë për t’i njoftuar bashkëbiseduesit e tij për intensitetin në bashkëpunimin të cilin Republika e Maqedonisë e ka me SHBA-në, në fushën e mbrojtjes në periudhën e fundit dhe njëherit u falënderua për mbështetjen të cilën forcat e armatosura të SHBA-së i japin Armatës së Republikës së Maqedonisë. Senatori nga Arizona dhe mbështetës i madh i Republikës së Maqedonisë, Xhon Mekejn, shprehu interes të veçantë rreth përparimit në zgjidhjen e kontestit me emrin me fqinjin jugor, duke e theksuar ndërhyrjen e Maqedonisë”, theksojnë nga kabineti i Jolevskit.
Ministri Jolevski theksoi se sfidat para të cilave gjendet Evropa, duke e përfshirë edhe Evropën Juglindore, kërkojnë të merren hapa strategjike. Ato do të përbëhen në dhënien e ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në NATO, ratifikimin e pranimit të Malit të Zi në NATO, si dhe aktivizimin e MAP procesit për Bosnjë e Hercegovinën. Dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për situatë aktuale në rajon, si dhe për situatën e brendshme politike në Maqedoni.
“Senatori Mekejn u përqendrua në nevojën që buxheti për mbrojtje i vendeve anëtare dhe aspirantë të arrijë dy për qind nga bruto prodhimi vendor, njëherit duke dhënë mirënjohje në faktin se 20 për qind nga buxheti aktual shpenzohet për modernizimin e ARM-së. Jolevski kërkon nga senatori të vazhdojë me mbështetjen e Republikës së Maqedonisë. Senatori Mek Kejn e siguroi ministrin Jolevski se në prioritetet e tij për vitin 2017 do të jetë përforcimi i mbështetjes të cilën SHBA-ja ia jep jo vetëm Maqedonisë, por edhe tërë rajonit, duke theksuar se do të bëjë përpjekje që këtë vit ta vizitojë Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Jolevskit.