Ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Jaloveski sot do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme të Bashkëpunimit qendror-evropian të mbrojtjes dhe Forumit Salsburg, si dhe vendet e Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Vjenë. Në takim është paralajmëruar pjesëmarrje e ministrave dhe zëvendësministrave të mbrojtjes dhe punëve të brendshme prej 14 shteteve. Ministri Jolevski do të flas në temë “Menaxhim i përbashkët i sfidave të migrimeve”. Paraprakisht, do të mbajnë fjalime ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Austrisë, Hans Peter Doskozil dhe Volfgang Sabotka, ministri çek i Mbrojtjes Martin Stropnicki dhe ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter.