Johnson: Mbyllja e sërishme e shkollave është e papranueshme

22

Hapja e të gjitha shkollave të Britanisë së Madhe nga bllokimi i koronavirusit është një përparësi kombëtare, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Mbajtja e shkollave tona të mbyllura për më gjatë nga sa është e nevojshme është shoqërisht e patolerueshme, ekonomikisht e paqëndrueshme dhe e papranueshme moralisht”, shkroi Johnson në një editorial për gazetën “Mail on Sunday”.

Pas paralajmërimeve të këshilltarëve shkencorë, sipas të cilëve mund të nevojiten më shumë kufizime për të rihapur klasat në Angli muajin tjetër, besohet se Johnson do të favorizojë mbylljen e shkollave vetëm si mjetin e fundit.

Sipas një burimi pranë Kryeministrisë, pritshmëria e kryeministrit është që shkollat ​​të jenë sektori i fundit që do të mbyllet, në rast të bllokimeve të rënda lokale.

Comments are closed.