Aktori i njohur Johnny Deep, duket se nuk i ka punët mirë. Kjo pasi sipas analizave që i janë bërë, ka dalë se ai ka probleme psikologjike. Nuk bëhet e ditur sëmundja nga e cila vuan, por është e sigurt se ai nuk është mirë. 53 vjeçari ka shfaqur probleme psikologjike edhe më parë, por është menduar se ato ishin efekti i stresit, ndërkaq tani gjithçka është e konfirmuar edhe nga mjekët. Ai muaj më parë u nda nga bashkëshortja e tij, ndërsa tani këto probleme psikologjike nuk dihet se si do të ndikojnë në karrierën e tij.