Bukuresht, 23 shtator – Presidenti rumun Klaus Johanis sot deklaroi se nuk sheh arsye për vendosjen e karantinës së re, por gjithashtu theksoi se masat e miratuara duhet të respektohen.
“Megjithatë, shohim se numri i rasteve të të infektuarve gjithkund, për këtë shkak vazhdimisht theksojnë se përhapja e infektimit mund të parandalohet nëse ndiqen rregullat e njohura – mbajtja e maskës, distanca, shmangia e turmave, higjiena e duarve. Këto janë aq rregulla të thjeshta që e ulin përhapjen e virusit”, deklari Johanis në konferencë për shtyp.
Në Rumani, 1.767 persona janë sëmurë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, me çfarë numri i përgjithshëm ka mbërritur në 116 415 persona, ndërsa ka 47 raste të vdekjeve. Rumania është e para në këtë pjesë të Evropës sipas numrit të të sëmurëve dhe rasteve të vdekjeve.