Vjenë, 17 korrik – Në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë austriake, të caktuar për nesër, Johanes Han sërish do të emërohet kandidat austriak për ndonjë funksion në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, transmeton Koha.mk
Kancelarja austriake, Brigite Brilajn javën e kaluar paralajmëroi se Vjena zyrtare do ta propozojë Hanin për eurokomisar të ri të këtij vendi.
Ky do të jetë mandati i tretë i Hanit në KE, ku fillimisht ishte komisar për çështje rajonale, ndërsa në përbërjen aktuale të komisionit është komisar për Zgjerim dhe Politikë Fqinje.
Të gjitha parlamentet austriake e paralajmëruan mbështetjen për emërimin e Hanit. Partia socialdemokrate e Austrisë (SPO), e cila fillimisht u përmbajt, megjithatë, dha pëlqim pasi ai u pajtua që gjatë mandatit të tij të mbetet në pozitën e komisarit. Mediat austriake spekulojnë se Han mund ta ruaj resorin për zgjerim dhe politikë fqinje. (koha.mk)