Komisari evropian i angazhuar për politikë fqinjësore evropiane dhe për negociatat për zgjerim, Johanes Han në fjalimin deri te Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) u përqendrua dy herë në situatën në Republikën e Maqedonisë dhe perspektivat e saj evropiane, në përgjigjet deri te parlamentarët e 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. I pyetur drejtpërdrejt nga deputeti britanik Mark Pritçard, nga radhët e grupit të konservatorëve evropianë dhe reformatorët për atë se nëse mund të japë datë të saktë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, Johanes Han u përgjigj se shpreson se së shpejti do të arrihet progres.
“Sa i përket IRJM-së ne avancuam me vendosmëri. Para dy viteve arritëm marrëveshje me vendin i cili ka për qëllim që ta mbështesë procesin e reformave që të inkuadrohet në BE. Në kuadër të atij procesi, duhej të mbanin zgjedhje të parakohshme, kjo është bërë në dhjetor. Tani vendi duhet të formojë qeveri dhe shpresoj se vendi do të hyjë në fazë tranzicioni e cila do t’i lejojë të formojë qeveri e cila do të mund të mbështetet mbi një shumicë kushtetuese”, tha Han. Që të ketë progres në rrugën për anëtarësim në BE, theksoi, duhet të zgjidhet problemi me emrin. “Për këtë nevojitet shumicë kushtetuese. Shpresoj se gjatë javëve të ardhshme do të arrijmë të shënojmë progres”, tha Han.
Në pyetjen e raportueses së APKE-së për postmonitorim të dialogut me Maqedoninë, norvegjezja Liz Kristoferesen, se si e vlerëson situatën politike në Maqedoni pas zgjedhjeve, Han tha se shpreson që së shpejti do të formohet qeveri e re. “Shpresoj se së shpejti do të formohet qeveri e re, e mbështetur nga shumica me qëllim që të vazhdojë të hapë perspektiva evropiane për vendin, që së shpejti të mund t’i fillojmë negociatat për anëtarësim dhe kapitujt për negociata një pas një. Por, për këtë nevojitet të përmbushen disa kushte. Vetëm atëherë mund të miratohen masat e nevojshme”, u përgjigj Han.
Duke folur në përgjithësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai theksoi se janë interesante për investitorët dhe ndërmarrjet evropiane, për shkak se të gjithë shënojnë rritje ekonomike dy herë më shumë nga vendet e BE-së dhe kanë treg prej rreth 20 milionë persona. “Për Ballkanin Perëndimor mund t’ju garantoj se e filluan procesin nga Berlini i cili u kurorëzua me sukses. Verën e kaluar, vetëm tre javë pas Brekzitit në Paris u mblodhën të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së të cilët u prononcuan për procesin e zgjerimit të BE-së ndaj vendeve kandidate nga Ballkani Jugor. Kandidatët janë ata të cilët e konfirmojnë shpejtësinë e procesit. Nuk ka shpejtësi të kufizuar të procesit të integrimit, por procesi duhet të jetohet dhe të jetë i qëndrueshëm”, tha eurokomisari, duke theksuar se në këtë kontekst lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Që të përshpejtohet procesi, shtoi, nuk duhet vetëm të miratohet ndonjë ligj, por edhe të zbatohet në vepër. Johanes Han para APKE-së disa herë përsëriti se për të gjithë vendet kandidate të cilat synojnë të hyjnë në BE nevojitet respektim i normave të Këshillit të Evropës dhe para së gjithash të shtetit juridik.