Tashmë i dimë përfitimet e jogurtit për tretjen, lëkurën e pastër dhe flokë të shndritshme. Ndërsa një studim i ri ka gjetur që jogurti mund të trajtoj edhe depresionin, ngaqë përmban bakteret lactobacillus, shkruan Daily Mail. Të gjeturat tregojnë që niveli i lactobacillus që gjendet në zorrë, ndikon në nivelin e kynurenine që gjendet në gjak, e cila është përgjegjëse për nxitjen e depresionit. Kur nivelet e lactobacillus u zvogëluan në zorrë, nivelet e kynurenines janë ngritur, kështu duke shkaktuar simptomat e depresionit. Studiuesit nga Universiteti Mjekesor në Virgjina, kanë thënë që këto të gjetura tregojnë që ambienti i mikroorganizmave në zorrë mund të ndihmoj në trajtimin e shëndetit mental në mënyrë natyrale, kështu duke eliminuar ilaçet toksike.