Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i kërkoi presidentit të zgjedhur Donald Trump që të “rritet” dhe kritikoi veprimet e tij me komunitetin e inteligjencës. Të premten, Trump do të informohet për akuzat ndaj Rusisë, se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pretendime për të cilat ai ka shfaqur dyshime. Biden e konsideroi mosbesimin tek agjencitë e inteligjencës si “absolutisht të pamend” nga presidenti i zgjedhur. Rusia mohon të ketë ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar Donald Trump që të mundte Hillary Clinton. Më herët gjatë ditës së enjte, Trump shtroi pyetje sesi agjencitë e inteligjencës ishin të bindura që Rusia kishte hakuar zgjedhjet, kur “nuk kanë bërë kurrë një kërkesë për të ekzaminuar serverat e kopjuterave” në pronësi të Komitetit Kombëtar Demokrat.
Por për Zv/presidentin Biden kjo është diçka pamend.
“Të mos kesh besim, të mos jesh gati për të dëgjosh një mori agjencishë të inteligjencës, që ajo e mbrojtjes e deri tek CIA, për një president është diçka absolutisht pamend”, tha ai në një intervistë për rrjetin PBS.
“Donald Trump rritu, është koha të sillesh si i rritur, je president. Ka ardhur koha të bësh diçka. Na trego çfarë brumi je”, shtoi më tej Biden.(tvklan.al)