Të moshuarit janë ata të cilët rrezikojnë më shumë nëse infektohen nga koronavirusi, por shkencëtarët paralajmërojnë se edhe të rinjtë, të cilët janë të shëndetshëm, po vdesin nga infeksionet respiratore.
Që kur pandemia nisi në Vuhan të Kinës në dhjetor, janë infektuar 200 mijë persona në të gjithë planetin.
Shumica e 8 mijë viktimave janë të vjetër, të cilët kanë pasur probleme të tjera shëndetësore.
Por doktori Bruce Aylward nga OBSH-ja, që asistoi pandeminë në Kinë tha se ka një numër të madh të të rinjve, që kanë pasur komplikacione nga koronavirusi.
Ndërkohë që në Belgjikë, pas skanimit të mushkërive të të rinjve, rezultoi se dëmi që virusi klithe bërë ishte i tmerrshëm, e të gjithë duhet që të kenë kujdes.
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë bënë studimin më të madh deri më ani për efektin e virusit, duke përdorur të dhëna nga 7 mijë raste. Ata arritën në përfundimin se 19% e pacientëve që vdiqën ishin nën 60 vjeç.