Kjo javë ka qenë mjaft aktive për dy futbollistë shqiptarë që luajnë në Gjermani. Meritan Shabani i Bajern Mynihut më në fund ka bërë zgjedhjen e tij, duke qenë se ka luajtur si titullar në miqësoren që Gjermania U20 barazoi 1-1 ndaj Holandës U20.
Por, Shabani nuk është i vetmi duke qenë se edhe talenti i Hanoverit, Florent Muslija ka zgjedhur të luajë me fanellën e Gjermanisë. Ashtu si Shabani, edhe Muslija ka luajtur në miqësoren e të rinjve të Gjermanisë ndaj atyre të Holandës. Mediat gjermane, raportojnë se Muslija ishte ndër më të dalluarit në fushë, megjithëse u aktivizua në pjesën e dytë.
Ky ishte grumbullimi i dytë i Muslisë me fanellën e Gjermanisë, duke qenë se edhe në muajin shtator, ai luajti me fanellën e Gjermanisë U20 në një ndeshje zyrtare për “Elite Round” ndaj Çekisë U20. Në rrjetin social “Instagram”, Muslija ka postuar edhe një foto nga ndeshja, ku paraprin ndeshjen e radhës, atë ndaj Zvicrës.