Ata të cilët duhet të realizojnë projektet kapitale gjithmonë gjejnë arsyetime, por jo edhe atë se qytetarët kanë të drejtë të dinë se pse realizmi i buxhetit po shkon keq sidomos sa i përket investimeve kapitale
Zejnulla VESELI
Shkup, 8 korrik – Një kohë të gjatë ekspertët ekonomik debatojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, para se të shkohet në pushime verore e ka patjetër të bënë rishikim e buxhetit për vitin 2019, shkruan gazeta KOHA. Sipas ekspertëve tani kur kryeministri Zoran Zaev do të drejtojë me ministrinë e Financave nuk e ka edhe aq vështirë të kërkojë rishikim të buxhetit, sepse nuk është në të njëjtën situatë si dy buxhetet e mëparshme kur ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministër tani i shkarkuar e kundërshtonte vazhdimisht kryeministrin Zaev se nuk ka nevojë të bëhet rishikim buxheti sepse të hyrat në buxhet po realizohen sipas dinamikës së paraparë.
KU DO TË SHKOJNË PARAT NGA MOSREALIZMI I INVESTIMEVE KAPITALE?
“Edhe pse u paralajmërua që në pranverë të ketë rishikim të buxhetit për vitin 2019, për shkak të realizimit të dobët të investimeve kapitale kjo nuk ndodhi. Tani kur kemi të dhënat e para zyrtare se deri në fund të kuartalit të dytë të këtij vit kemi realizim të dobët të investimeve kapitale. Është mirë që sa ma shpejtë të ketë rishikim të buxhetit por edhe përgjegjësi për ata funksionarë që nuk kanë kontribuar aspak për realizimin e detyrave të tyre dhe se ata të cilët duhet të realizojnë projektet kapitale gjithmonë gjejnë arsyetime, por jo edhe at se qytetarët kanë të drejtë të dinë se pse realizmi i buxhetit po shkon keq sidomos sa i përket investimeve kapitale”, thotë Marjan Petrseki, ekspert ekonomik. Sipas tij Qeveria s’ka asnjë arsyetim se pse investimet kapitale nuk po realizohen sipas dinamikës së paraparë.
“Supozoj së bëhet fjalë për probleme të natyrës teknike dhe nevojës për kapacitete më të mëdha që të shtyhen disi që këto investime kapitale të realizohen deri në fund të këtij viti. Nga këtu dhe konstatojë se do të ndodhë sikur vitin e kaluar gjegjësisht rebalanci të ndodhë para pushimeve vjetore ose në shtator . Do të jetë shumë interesante të shihet se parat nga mosrealizmi i investimeve kapitale për çfarë do të dedikohen këto. Eventualisht serish mund të ketë zvogëlim të deficiti buxhetor, por konsolidimi fiskal të jetë në kurriz të shpenzimeve kapitale është sinjal shumë i keq”, thotë Marjan Petreski, profesor i ekonomisë në kolegjin Amerikan në Shkup. Eksperti ekonomik Pavle Gacov vlerëson se është e pamundur që deri në fund të këtij viti të kemi të hyra të parapara në buxhet dhe realizimin e plotë të investimeve kapitale. Gacov thotë se nuk mbajnë më argumentet e ish ministrit të Financave se dështim në investimet kapitale kemi për shkak të pagesave të faturave të vitit të kaluar. “Si duket edhe këtë vit mund të na përsëritet pasqyra e njëjtë si vitin e kaluar, e ajo është projektet infrastrukturore sërish të shkurtohen me rishikim e ri të buxhetit edhe për këtë vit deh pse jo parat t’ju jepen atyre komunave që kanë borxhe të mëdha ”, thotë Gacov. Për të mos ndodhur kjo, thotë ai, paratë që do të mbeten pa realizuar nga investimet kapitale të përdorën për projekte të cilat nuk ishin planifikuar në Buxhetin për 2019 e që janë shumë më se të nevojshme për qytetarët. “ Sugjerojë që Qeveria të hap projekte të reja, sepse vendi ka nevojë në veçanti në energjetike, transport publik, gazifikim që jemi dëshmitarë se në këtë drejtim nuk po ndodhë asgjë. Projekte për ujësjellës dhe kanalizime sepse një numri i madh i fshatrave ende nuk kanë ujë të pijshëm”, thotë Pavle Gacov, ekspert ekonomik.
TË VENDOSET SISTEM NGA TË CILËT DO TË KËRKOHET PËRGJEGJËSI
Ndërkohë Besnik Fetahi ish ministër i Ekonomisë vlerëson se ata të cilët duhet të realizojnë projektet kapitale gjithmonë gjejnë arsyetime, por jo edhe atë se qytetarët kanë të drejtë të dinë se pse realizmi i buxhetit po shkon keq sidomos sa i përket investimeve kapitale.
“Është koha që më në fund të vendoset sistem nga të cilët do të kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie për ata funksionarë që nuk kanë mundur të realizojnë projektet për investime kapitale. Po ashtu sa i përket propozim rishikim të buxhetit ministria e Financave të projekton buxhet të realt dhe jo euforik gjatë planifikimit të shpenzimeve kapitale”, thotë Besnik Fetahu, ekspert ekonomik.
Se deri në fund të muajit korrik apo në fillim të muajit shator do të ketë rishikim të buxhetit ditë më parë këtë e deklaroi edhe kryeministri Zoran Zaev i cili paralajmëroi se për dy javë do të dihet saktë kur do ketë rishikim të buxhetit pasi do të bëhen analiza në të gjitha ministritë dhe sektorët për t’u parë ku duhet të shtohen e ku të shkurtohen mjetet.”Një miliardë e gjysmë i kemi planifikuar për gazifikimin dhe nëse nuk projektojmë mjete shtesë, deri në tetor- dhjetor, do ngelim pa para për realizimin e gazifikimi”, deklaroi Zaev. Sipas tij, ndryshime do ketë edhe në implikime tjera financiare për shkak të projekteve, siç është kthimi i TVSH-së për qytetarët që filloi të zbatohet nga 1 korriku, por edhe te ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhës. (koha.mk)